Nuland: Viti 2015 ka gjasë të jetë vit evropian për Ballkanin

Ballkani perëndimor është në moment të rëndësishëm për të, moment kur do të vendoset nëse gjërat do të ndryshojnë për të mirë apo nëse rajoni përsëri do të bjerë viktimë e lakmisë, urrejtjes dhe ndikimit nga jashtë.

Lajme

10/07/2015 18:57

Kështu është shprehur Zëvendës-Sekretarja e Departamentit të Shtetit, Victoria Nuland, në fjalimin e saj në “Croatia Forum 2015”.

Duke folur për rajonin e Ballkanit Perëndimor, Zëvendës-Sekretarja Nuland ka thënë se të tjerët në botë i kanë sytë e drejtuar kah rajoni, për ta marrë si shembull se si tejkalohet e kaluara e hidhur dhe ndërtohet e ardhmja.

Tani është momenti që të ndërtoni një rajon çfarë e presin qytetarët e juaj, një rajon që jeton, më në fund, në liri, paqe dhe prosperitet, ka bërë thirrje Zëvendës-Sekretarja Nuland.(lajmi.net)