Nuk ka rëndësi se sa shumë ushtroni nëse e bëni këtë…

Ushtrimet tuaja mund të mos jenë asgjë nëse qëndroni shumë ulur.

Lifestyle

06/10/2015 12:23

Shumica prej nesh e dimë se duhet të jemi më aktiv fizikisht. Vetëm 20% e të rriturve amerikan e marrin sasinë e rekomanduar të aktivitetit fizik – që është rreth 150 minuta aktivitet aerobik në javë.

Por, të lëvizësh më shumë nuk është e mjaftueshme, thuhet sipas një raporti të publikuar në revistën Annals of Internal Medicine. Përfitimet e ushtrimeve mund të mos vërehen fare, nëse qëndroni gjatë gjithë ditës ulur, transmeton lajmi.net.

Dr. David Alter, një ekspert nga Universiteti i Torontos dhe një shkencëtar i lartë në Institutin e Rehabilitimit në Toronto dhe kolegët e tij, zbuluan se qëndrimi ulur për një kohë të gjatë çon në norma më të larta të shtrimit në spital, sëmundje të zemrës dhe kancerit – si dhe vdekje të parakohshme.

Hulumtuesit shikuan 47 studime që u kërkonin njerëzve të tregonin se sa kohë kalonin ata ulur dhe sa duke ushtruar, si dhe normat e sëmundjeve të zemrës, diabetit, kancerit dhe vdekjeve nga ndonjë shkak.

Sa më shumë orë që njerëzit kalonin ulur – si duke shikuar TV apo vetëm duke qëndruar në shtrat – aq më të larta ishin rreziqet nga këto rezultate negative. Ata që qëndronin shumë ulur treguan rreth 90% rrezik nga zhvillimi i diabetit se sa ata të cilët qëndronin më pak ulur, një 18% rrezik nga vdekja nga kanceri apo nga sëmundje të zemrës dhe 24% më shumë gjasa për të vdekur nga ndonjë shkak tjetër.

Këto norma ishin mesatare në mesin e njerëzve të cilët merreshin me ushtrime dhe të atyre të cilët nuk merreshin. (lajmi.net)