Nuk ka mjet shpërthyes në urën e Ibrit

(E Plotësuar) Disa minuta më parë Policia e Kosovës në Rajonin e Mitrovicës ka përfunduar verifikimin e një pakoje të dyshimtë të vendosur nën urën Ibër në Mitrovicë, e që e cila fillimisht dyshohej të jetë një mjet shpërthyes, por që njësia e specializuar për mjete të dyshuara ka konstatuar që nuk asgjë brenda asaj pakoje.

Lajme

06/08/2014 12:50

Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Mitrovicës, Avni Zahiti konfirmon për Kosovapress, se PK-ja ka dalur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe nuk gjetur asgjë të dyshimtë.

“Është një ambalazh i mjeteve piroteknike të përdorura, e të cilat dyshohet që rrjedha e lumit Ibër t’i ketë sjellë aty. Tashmë ura është e lirë për qarkullim për këmbësor më të dy anët dhe nuk ka më asnjë shqetësim”, ka thënë Zahiti.

Ai konfirmoj se nuk bëhet fjalë për ndonjë vendosje të qëllimtë të asaj pakoje në cep të urës Ibër.

——————————————————–

Policia e Kosovës, ka bllokuar totalisht, urën kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë, rreth orës 11:00.

Kjo gjë është bërë pasi që është vërejtur një pako e dyshimtë kah bregu jugor i saj.

Forcat e rendit thanë se mund të jetë mjet shpërthyes i llojit tritol.

Zëdhënësi, Avni Zahiti, ka thënë për Klan Kosova, se tashmë po priten njësi të veçanta nga Prishtina, për ta kontrolluar, objektin e vogël, në formë pakoje, që po vlerësohet si i rrezikshëm.