Nuk ka lidhje mes viteve ’89 dhe ‘16

Deputetja e LDK-së, Melihate Termkolli, u ka reaguar ashpër deputetëve të partive opozitare, duke thënë se digresioni mes rasteve të vitit 1989 dhe 2016 nuk kanë ngjashmëri.

Lajme

26/02/2016 13:10

Termkolli në fjalimin e saj në seancën e Kuvendit, tha se Kosova sot për dallim me vitin 1989, është shtet, duke shtuar se disa nga opozita e kanë problem ta pranojnë këtë.

“U bë një digresion i papranueshëm mes dy rasteve.

Viti 1989 ka qenë raporti mes Kosovës dhe Serbisë, sot jemi në vitin 2016, jemi të pavarur. Disa prej juve, nuk njohin këtë shtet.

Ka këtu njerëz që kanë thënë se shqiptarët nuk e duan Amerikën, po ku keni parë ju kështu. Ku ka shqiptar që nuk e duan Amerikën.

Ibrahim Rugova i ka dhënë të gjitha votat e LDK-së që ta bëjnë kryeministër të një partie me 7 deputetë, vetëm që të funksionojë si shtet”, ka thënë Tërmkolli.