Nuk ka drejtësi për “21 janarin”, mbyllet procesi gjyqësor

Prej vitesh familjarët e viktimave të “21 janarit” janë në pritje të vendosjes së drejtësisë, për të vendosur pas hekurave ata që u morën jetën familjarëve të tyre. Por duket se me vendimin e sotëm të Gjykatës së lartë pritja e tyre do të zgjasë.

Lajme

25/04/2016 17:28

Gjykata e Lartë rrëzoi kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme për përsëritje të procesit, e cila këmbënguli edhe në shkallën e fundit të gjyqësorit për të zbardhur të vërtetën për “21 Janarin”, duke dënuar me 23 vjet burgim për Ndrea Prendin dhe 25 vjet për Agim Llupon.

Kështu kolegji Penal, i përbërë nga Edmond Islamaj, Artan Zeneli, Aleksandër Muskaj, Guxim Zenelaj dhe Shkëlzen Selimi lanë në fuqi vendimin e gjykatës së Apelit Tiranë. Vendimi i Apelit u dha në vitin 2013 dhe dha dënimin me një vit burgim për ish-komandantin e Gardës së Republikës, Ndrea Prendi dhe dënimin me 3 vjet burgim për ish-gardistin Agim Llupo.

Ndërkohë, shoferi i ish-komandantit, Margarit Kume u shpall i pafajshëm.

Vendimi i sotëm i Gjykatës së Apelit shënon mbylljen përfundimtare në sistemin gjyqësor të kësaj çështjeje të rëndë kriminale dhe me prapavijë politike.