Nuk e pranoi propozimin për martesë, diamanti ishte … (FOTO)
Shpesh e dëgjojmë frazën se “diamantët janë miqtë më të mirë të një vajze”.
Fun
E për një vajzë nga Kina, diamantët e mëdhenj janë miqtë e saj më të mirë, transmeton Klan Kosova.
Një djalë në qytetin kinez Chengdu u ul në gjunjë për t’i propozuar martesë të dashurës së tij, por gjërat nuk rrodhën ashtu siç ai kishte planifikuar.
Por pasi hapi kutinë e unazës, e dashura e tij ia ktheu shpinën.
Kur e pytën se pse e la ashtu në mes të rrugës me unazë të fejesës në dorë, ajo u përgjigjë se donte një unazë me diamant më të madh.
“Më parë ne kishim rënë dakord se unaza do të ishte një karat. E pse tani është kaq e vogël”.
“A kaq pak i interesoj unë atij?”, u shpreh goca.