Nokia po rikthehet, shet telefona më shumë se HTC, Sony, Google dhe rivalët tjerë – Lajmi.net
Nokia po rikthehet, shet telefona më shumë se HTC, Sony, Google dhe rivalët tjerë
Autori: Lajmi.net Auto & TekTeknologji 22:40, 14 February 2018
Duket sikur modelet e reja të Nokia-s në Android nga HMD Global po bëhen të njohura, sipas një raporti të fundit Nokia ka shitur më shumë telefona se HTC, Sony, Google, OnePlus dhe më shumë kompani në tremujorin e katërt të vitit 2017.

Lajmi vjen nga analisti Neil Shah në Counterproint i cili ka zbuluar se Nokia ka shitur 4,4 milionë telefona në çerekun e katërt të vitit 2017.

Kjo do të thotë se Nokia ka shitur më shumë aparate në mënyrë individuale sesa kompanitë sikurse HTC, Sony, Google, Alcatel, Lenovo, OnePlus, Gionee, Meizu, Coolpad, Asus.

Nokia është një markë e fuqishme e cila dikur ishte udhëheqëse e tregut global të telefonave, para se në treg të vinin telefonat që sot njihet si ‘smart’. Por edhe tani prodhuesi i tyre, HMD Global po bën punë të mirë me modelet e reja të telefonave.

Me këtë sasi të shitjeve, Nokia tani radhitet në vendin e 11-të si shitës i telefonave mobil në tregun global.

Fjalët kyçe: HTC, Nokia

Fotolajm

“Kulturë boksi” përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /FOTO
Foto, aparati për matjen e fuqisë së goditjes përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /lajmi.net ?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Turbo Racing 3
  • Play iStunt 2
  • Play Urban Basketball
  • Play Bike Rivals