Nokia do t’i rikthehet biznesit të celularëve

Nokia njoftoi të hënën se ka plane për të ri-hyrë në biznesin e celularëve në fund të vitit të ardhshëm.

Auto & Tek

14/07/2015 10:11

Siç kishte thënë edhe më parë, kompania finlandeze tha se ka shumë gjasa që të rikthehet fuqishëm në tregun e celularëve.

Për më tepër, Robert Morlino, zëdhënës i Nokia, tha se Nokia është duke shikuar për një partner ideal i cili do të merrte përgjegjësinë për prodhimin, shitjen dhe reklamimin e produktit.

Duke thënë se rikthimi do të jetë “i komplikuar”, Morlino dha shembullin e tabletit Nokia N1, i cili ishte lansuar vitin e kaluar në bashkëpunim me Foxconn që ishte përgjegjëse për prodhimin, shpërndarjen dhe shitjen e tabletit, transmeton Lajmi.net.

Kompania sqaroi se partneri të cilin ata janë duke e kërkuar duhet të jetë në gjendje që t’i bëjë të gjitha dhe të punojë ngushtë me Nokia për të ofruar një produkt të përsosur.

Nokia si kompani ende ekziston në infrastrukturën e telefonisë mobile, shërbimeve të hartave dhe segmenteve të licencimit.

Duke folur për mundësinë e lansimit të ndonjë celulari Nokia, kompania që dikur ishte prodhuesi më i madh i celularëve në botë, zbuloi se kjo do të dihet në fund të vitit 2016, kur kufizimet e blerjes nga Microsoft të përfundojnë. (lajmi.net)