Nojkiq, Lista Srpska flet kot për kushtet e hyrjes në qeveri

Lista Srpska ka paraqitur kushtet e saj për hyrje në qeverinë e ardhshme të Kosovës, që janë: formimi i Bashkësisë së komunave serbe, kthimi më masiv i serbëve, anulimi i privatizimit në mjediset serbe dhe kthimi p pasurisë së Kishës Ortodokse Serbe. 

Lajme

13/08/2014 00:00

Mirëpo, politikani serb nga Kosova, Rangjell Nojkiq mendon se nga këto kushte të Listës Srpska po hiqet pak nga pak dorë dhe se në fakt ato as nuk ekzistojnë.

“Çfarëdo kundërshtimi qeverisë së re të Kosovës do të jetë një sinjal i qartë për Brukselin se Lista Srpska po e pengon procesin e formimit të Qeverisë, gjë që absolutisht nuk i konvenon Beogradit. E  tërë kjo ka qenë një skenar për blerje kohe dhe tentim që të merren rekomandime dhe sinjale nga bashkësia ndërkombëtare. Këto sinjale janë dërguar dhe tash na pret vendimi i Gjykatës Kushtetuese dhe jemi fare afër konstituimit të Kuvendit (të Kosovës)”, ka thënë Nojkiq për RTK 2 në gjuhën serbe.

Pasi që asnjë opsion politik nuk ka përmendur mbajtjen e zgjedhjeve të reja, mund të thuhet se Kosova është në prag të formimit të qeverisë së re, ndërsa kush do ta formojë atë do të dihet pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese, përfundon RTK2.