Noizy prezanton “Ferrarin” e ri, kështu e quan

Tashmë e kemi mësuar se reperi Noizy është shumë i dhënë pas veturave.

ShowBiz

19/01/2018 17:32

Në llogarinë e tij në Instagram, Noizy vazhdimisht njofton fansat me veturat e reja të cilat i shtohen “perandorisë” së veturave të tij, shkruan lajmi.net.

Së fundi, ai ka postuar një video në të cilën tregon veturën e re edhe kjo e tipit “Ferrari”, ashtu si edhe dy të tjera që i kishte blerë më herët.

Kësaj radhe, Noizy ka vendosur ta quaj “December” apo “Dhjetor” veturën e re, e cila është me ngjyrë të kuqe, e padyshim se çmimi i saj kap shifra të larta.

“Emri i saj është “Dhjetor” ❤️ #Coleksion”, ka shkruar reperi, duke bërë të ditur se po bën koleksion të veturave të kësaj marke. /Lajmi.net/

Her name is “December” ❤️ #Collection

A post shared by NOIZY (@zinizin) on