Noizy përfundon në Instagramin e Encës, kështu ia ‘tregon’ vendin atij

Enca Haxhia ka bërë veprimin e papritur në Instagram.

ShowBiz

25/01/2019 22:39

Enca Haxhia njihet si artistja shqiptare më e ndjekur në rrjete sociale, duke lënë pas emra të njohur, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja ka arritur ta lë pas edhe moderatoren Luana Vjollca dhe reperin Noizy, ky i fundit llogarit 1.3 milionë ndjekës në Instagram.

Enca ka postuar një video në InstaStory, përmes së cilës shihen pesë “VIP-at” shqiptarë me më së shumti ndjekës në Instagram.

“Numër 1 përgjithmonë. S’ka “Influenca” pa Enca”, ka shkruar ajo. /Lajmi.net/