Njihuni me vajzën e sulmuesit të Londrës e cila nuk iu bind atij dhe e refuzoi shaminë (Foto)

Vajza e sulmuesit të Londrës, Khalid Masood, kishte luftuar kundër idealeve të babait të vet xhihadist, si dhe kishte refuzuar që të hiqte dorë nga jeta e vet e stilit perëndimor.

Bota

26/03/2017 14:44

Teegan Harvey, 18-vjeçe, kishte refuzuar të vishte shaminë dhe t’i bindej mënyrës së rreptë të jetesës islamike, transmeton Express.

Një fotografi e adoleshentes atraktive që ka të veshur një fustan të zi joshës duke i buzëqeshur kamerës, pikturon një imazh tjetër krahasuar me atë çka mund të pritet prej një vajze të një terroristi.

Masood vrau tre persona dhe plagosi rreth 50 të tjerë kur e shtypi turmën e këmbësorëve mbi urën e Westminister të mërkurën që lamë pas. Ai më pas e theri me thikë për vdekje një oficer të policisë, para se policia ta qëllonte për vdekje në oborrin e Parlamentit të Britanisë.

ballina londra1 londra2