Njihuni me një Iran Ndryshe

Një sërë fotografish tregojnë për jetën moderne të të rinjve nga Irani. Nga ndjenja anti-amerikane e mbjellë nga Khomen’in, të rinjtë kanë nisur të përcjellin trendët që arrijnë në këtë vend nga pjesa perëndimore. DJ, alkool, e tym. Shikoni fotot brenda.

Bota

25/01/2014 20:40

Përpara Revolucionit Islamik në vitin 1979, Irani nën Shah’un kishte mbyllur marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara, të cilën e pa si një aleatë të besueshëm në një rajon të paqëndrueshme dhe një mburojë të rëndësishme kundër fqinjit të saj, Bashkimit Sovjetik.

Me rezervat e saj të naftës, Irani kishte një fuqi të madhe në një peizazh gjeopolitik në Lindjen e Mesme dhe udhëheqja e Shah’ut, e cila çoi shtetin drejt sekularizmit, e bëri atë më të afërt me tendencat e Perëndimit për rajonin në përgjithësi.

Sidoqoftë, e gjitha kjo ndryshoi, pasi që revolucioni solli në fuqi Ayatollah Khomen’in, i cili për dekada ushqeu frymën anti-amerikane.

Për më shumë se 20 vjet, lajmet që vinin nga Irani, e pasqyronin këtë shtet me gra të mbuluara, me flamuj të djegur nëpër demonstrata dhe me raporte të shumta mbi prodhimin e armëve bërthamore.

Realiteti i jetës së përditshme në këtë shtet “antik”, është më tepër kompleks dhe i llojllojshëm.

Hossein Fatemi, i lindur dhe i rritur në Iran, ka fotografuar vendin e tij të lindjes që prej 15 vjetësh, qyshkur filloi karrierën e tij prej fotografi. Rezultati që del nga fotografitë e tij është dejonizuar, sanksionuar dhe izoluar prej shumë vitesh.

Ai ka publikuar fotografitë e tij në disa agjenci të huaja dhe portale informative.

Mbi 60 % prej 73 milionë banorëve sa ka Irani, janë në moshën 30 vjeçare, ose edhe më të rinj, dhe njohuria e tyre për shtetin e tyre para transformimit në një shtet teokratik është i vogël.

Pavarësisht kësaj, gjeneratat e reja të Iranit janë duke bërë fushatë për një “copëz” të vogël të lirisë nga shtypja paternaliste e Republikës së Mullah’ut, në mënyrë që të provojnë pak nga “gjërat” e rëndomta që të rinjtë bëjnë, ata duan pak modernitet, e kërkojnë pak internet që të shohin dhe njohin botën (që aktualisht akoma është e paligjshme).

Në Iran ka vende ku lejohet alkooli, DJ luajnë muzikë perëndimore dhe audienca vallëzon. Po ashtu, akoma në Iran ka ueb-faqe që janë të ndaluara, prostitucion të organizuar dhe shqetësim të madh për një përdorim të shtuar të drogave nga të rinjtë, posaçërisht të heroinës.

Të gjitha këto shenja tregojnë një pamje divergjente në mes të qeverisjes së ngurtë islamike dhe shtetit e shoqërisë liberale dhe realitetit që shumica e popullsisë e jetojnë çdo ditë.