Njihuni me hakeren e Google

Arma top sekrete e Google është një hakere që ata e quajnë "Princesha e Sigurisë".

Auto & Tek

10/10/2014 20:27

E paguar për të mbrojtur Google, Parisa Tabriz është një hakere në linjën e parë të frontit në luftën kundër hakerëve të “këqij” të internetit.

Ajo është arma sekrete e Google, e ngarkuar për të ruajtur kompaninë më të vlefshme në botë. Parisa Tabriz është më e ngarkuara e kompanisë. Ajo është një hakere e re profesionale të cilën Google e quan “Princesha e Sigurisë”, transmeton Lajmi.net.

Si një hakere ‘e bardhë’, polako-iraniano-amerikanja është e paguar për të sulmuar punëdhënësin e saj në mënyrë që “të ligët” – të njohur si hakerët e këqinj, nuk arrijnë të sulmojnë të parët.

Detyrat e saj dhe të ekipit të saj janë që të mbrojnë gati një miliardë përdorues të Google Chrome – shfletuesi më i përdorur i internetit në planet.

Tabriz, që është 31 vjeçare, jo që vetëm është femër – një gjini jashtëzakonisht e nën-përfaqësuar në industrinë lulëzuese të teknologjisë – por ajo është një shefe e 30 ekspertëve meshkuj të SHBA-së dhe Evropës, transmeton Lajmi.net.

Pasi që ajo kishte fuqinë të zgjedhte titullin për vete, ajo e zgjodhi “Princesha e Sigurisë”. Ajo tregoi për titullin e saj gjatë një konference në Tokio ku tha: “Pasi që kisha mundësinë të zgjedhja titullin tim për kartën time të biznesit, mendova se ‘Inxhiniere e Informacioneve të Sigurisë” tingëllonte shumë e mërzitshme. Të tjerët në industri e morrën këtë emër seriozisht, kështu që princeshë u përshat shumë”.

Kjo padyshim që është femra më e fortë në industrinë e teknologjisë.