Njihuni me Barbikën e gjallë

Njihuni me ‘kukullën e gjallë’, e cila i kalon katër orë në ditë, për një dukje perfekte. Lhouraii Li thotë se pamja e saj e jashtëzakonshme është frymëzuar nga kombinimi i modës japoneze dhe stilit të princeshës rozë – Barbie. 21 vjeçarja nga Bradford, West Yorkshire përdorte ‘make-up’ dhe qerpikë fals, duke dashur të dukej…

Lifestyle

19/12/2013 13:00

Njihuni me ‘kukullën e gjallë’, e cila i kalon katër orë në ditë, për një dukje perfekte. Lhouraii Li thotë se pamja e saj e jashtëzakonshme është frymëzuar nga kombinimi i modës japoneze dhe stilit të princeshës rozë – Barbie. 21 vjeçarja nga Bradford, West Yorkshire përdorte ‘make-up’ dhe qerpikë fals, duke dashur të dukej si një kukull.

“Unë i lyeja sytë në mënyrë të veçantë, për të m’u dukur më të mëdhenj. Gjithashtu, kam bërë bashkë rreth katërmbëdhjetë palë qerpikë. Unë i kam rruar vetullat e mia dhe i kam tërhequr më lartë, kështu që nuk dukej shumë e çuditshme, kur sytë duken aq të mëdhenj”, ka thënë ajo.

‘Barbika’ tregon se nuk largohet kurrë nga shtëpia pa bërë ‘make-up’ komplet, edhe kur ka pasur punë vetëm në lokalet e shopingut. “Kjo nuk është një punë e përditshme për ta bërë. Njerëzit zgjohen nga shumi duke shikuar televizor, kurse unë zgjohem për t’u lyer dhe këtë gjë e shoh si të këndshme”, vijoi ajo.

Në fillim, ajo brengosej se çka mendonin njerëzit, që e shihnin si të çmendur. Por, tash asaj nuk ia ndien se çka thonë të tjerët, pasi e bën atë që do. “Sigurisht, disa njerëz kanë thënë gjëra të këqija për mua. Por, nuk e kam ndërmend të merrem shumë me ta. Do ta vazhdoj rrugën time. Njerëzit më thonë Barbi dhe unë do të jem ashtu”, përfundoi ajo.

Transformimi i Llhouraii filloi katër vjet më parë, kur kishte nisur me eksperimentime të ‘make-up’ dhe duke e hulumtuar kulturën japoneze. Tash, ajo ka mbi 6,000 ndjekës në Twitter dhe mbi 20,000 shikime në Youtube të videove të saj. Fansi më i madh i saj është i dashuri i saj, Nathan Kent, 24 vjeç.