Njihuni me 56-vjeçarin që bëhet i pashëm për… gruan e tij (Foto)

Një 56-vjeçar thotë se shpenzon së paku 18.600 sterlina në vit që të duket sa më i pashëm.

Lifestyle

03/08/2016 19:40

Britaniku Donavon Nelson shpenzon mijëra sterlina për operacione plastike dhe për regjimin e fitness-it.

Por ai thotë se qëllimi i tij është që bashkëshortja e tij, më e re në moshë, të mos shëndoshet.

Ai thotë se gruaja e tij, Anna, 35 vjeç, ndjek ritmin e tij, duke mos u shëndoshur dhe qëndruar e bukur.

Fakti që bën tre orë e gjysëm stërvitje në ditë, ka bërë që njerëzit të dyshojnë për moshën e tij.

Në një rast rojet në aeroport dyshuan se pasaporta e tij ishte false.

“Me një grua 21 vite më të vogël se unë, duhet të ruaj një trup të mirë. E di se nëse ajo më lë, të paktën do jem në treg. Por kjo krijon presion tek ajo, që të mbajë veten në formë. Fitness-i është shumë i rëndësishëm për mua”.

Gruaja e tij, gazetarja 35-vjeçare, thotë se bën stërvitje tre herë në javë.

“Ndonjëherë nuk kam motivim për të shkuar në palestër. Pastaj mendoj se unë po shëndoshem dhe ai është në formë. Duket sikur unë jam e vjetra këtu”.

18-6 - Copy 17-6 - Copy 16-9 - Copy 15-10 - Copy 14-12 - Copy 13-16 - Copy 12-19 - Copy 11-20 - Copy 10-23 - Copy 4-29 - Copy 3-29 - Copy 2-29 - Copy 1-29 - Copy 9-24 - Copy 8-25 - Copy 7-27 6-28 5-30 - Copy