Njihuni me 5 femrat më të fuqishme të botës dhe pasuritë e tyre marramendëse – Lajmi.net
Njihuni me 5 femrat më të fuqishme të botës dhe pasuritë e tyre marramendëse
Autori: Lajmi.net FunKuriozitete 8:15, 17 May 2017
Fuqia e femrave, edhe pse e shfaqur shpesh herë me nota modeste, është një nga mekanizmat më të rëndësishëm të kohëve moderne, e sigurisht bashkë me fuqinë vijnë edhe paratë. Të gjithë e njihni Bill Gates apo Zuckenberg, por kësaj radhe “Syri.net” ka vendosur ‘t’ju njohë me disa femrat më të fuqishme të botës

1. Christy Walton 36,7 miliardë dollarëChristy Walton e mori në dorë pasurinë në vitin 2005, kur burri i saj vdiq. Burri i saj John Walton ishte një nga bijtë e Sam Walton (themeluesi i Walmart).Gjithë familja Walton është shumë e pasur por Christy Walton ka investuar dhe ne First Solar dhe renditet si gruaja më e pasur në botë

 2. Liliane Bettencourt 34,5 miliardë dollarëLiliane Bettencourt është aksioneria kryesore e gjigandit te kozmetikës L’Oreal. Babai i saj ka themeluar kompaninë dhe Liliane ka punuar fillimisht ne kompani si në moshën 15 vjeçare. Ajo e ka trashëguar e kompaninë nga babai i saj.

3. Alice Walton 34,3 miliard dollarëAlice Walton është bija e Sam Walton e Walmart. Ajo është filantropi i madh në familjen e saj. Ajo nuk ka trashëguar vetëm pasurinë e babait të saj, ajo gjithashtu bëri një emër për veten duke punuar në industrinë financiare. Ajo gjithashtu u bë një forcë shtytëse për ndërtimet në Northwest Arkansas Regional Airport.

4. Jacqueline Badger Mars 20 miliard dollarëJacqueline Badger Mars është trashëgimtare e familjes Mars. Mars është kompania më e madhe e karamele në botë dhe Jacqueline e ndan shoqërinë me dy vëllezërit e saj.

5. Gina Rinehart 17,7 miliardë dollarëKjo australiane e ka pasurinë e saj nga projektet e mineraleve te hekurit dhe qymyrit në pjesët perëndimore dhe veriore të Australisë. Hekuri dhe qymyri është zbuluar nga babai i saj dhe ajo ka trashëguar pasurinë e tij duke u bere kështu një nga femrat me te pasura ne bote.

Fjalët kyçe: femrat me te fuqishme

Fotolajm

Pandat gjigante mbushin 1 vjeç në Makao
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Urban Basketball
  • Play Rock Wheels
  • Play iStunt 2
  • Play Bubble Trouble