Njihuni me disa detaje të Samsung Galaxy S7 (Video)

Kanë mbetur vetëm tre ditë nga prezantimi zyrtar i Samsung Galaxy S7, megjithatë vazhdojnë akoma të dalin informacione në lidhje me këtë smartphone.

Auto & Tek

19/02/2016 00:51

Së fundmi janë publikuar disa foto dhe një video e Galaxy S7,  dhe më e rëndësishmja, janë konfirmuar disa nga specifikat më të rëndësishme.

Burime të afërta me kompaninë bëjnë të ditur se smartphoni do të jetë i papërshkueshëm nga uji, por nuk është konfirmuar akoma nëse ka marrë certifikimin IP67 apo IP68.

Smartphoni do të ketë gjithashtu kamera parësore 12MP, bateri me kapacitet 2,800mAh, sistemin Android 6.0 Marshmallow me ndërfaqen e fundit TouchWiz. Samsung do të rikthejë kartën microSD me Galaxy S7, një veçori kjo që ka munguar tek gjenerata e gjashtë, ndërsa porta e tipit USB Type-C duket se nuk do të vijë as tek kjo gjeneratë./techsot

YouTube player