Njeriu zhduket duke ecur rrugës gjatë natës

Forma trupore e këtij njeriu fillon të zhduket dhe zëvendësohet nga dy pika të bardha lëvizëse.

Fun

08/05/2014 19:59

Kjo video e jashtëzakonshme tregon momentin kur një njeri shihet duke u zhdukur në ajër.

Videoja 47 sekondëshe, e postuar në Youtube , fillon më pamjet e një njeriu duke ecur poshtë një rruge të errët në qytetin amerikan të Jackson, Wyoming.

Ai kalon pas një reklame të bankës Rocky Mountain Bank… dhe pastaj forma e tij trupore fillon të zbehet.

Ai zëvendësohet në fund nga dy pika të bardha të çuditshme në vendin ku duhej të ishin këmbët e tij, të cilat lëvizin deri sa nuk duken më.

A është ky ndonjë shpirt i lig, ndonjë udhëtar në kohë apo ndonjë hologram? Apo ndoshta thjesht ndonjë defekt i kamerës? Përndryshe, është mjaft e çuditshme.