Njerëzit që ngasin biçikletën jetojnë më gjatë

Universiteti Utrecht në Gjermani, ka zbuluar se ata që ngasin biçikletë, kanë jetë më të mirë se ata që nuk e bëjnë këtë.

Lifestyle

14/10/2015 09:14

Sipas hulumtimit, ata që ngasin biçikletë rregullisht, jetojnë gjashtë muaj më shumë.

Kjo sipas parimit, se për çdo orë në pedalim, shëndeti ripërtërihet dhe çdo gjë ndryshon për të mirë, duke ju shtuar kështu ciklit të jetës.

Në këtë studim është marrë si shembull Holanda, kur njerëzit ngasin biçikletë afro 74 minuta në ditë, e për këtë atje kanë jetë më të qetë dhe më të gjatë. /Telegrafi