Një takim special në BBA9

Big Brother rezervoi një takim special mes Armelës dhe Liridonit, të cilët deri tani edhe pse të ndarë i kishin shprehur njëri-tjetrit pëlqimin nga përtej xhamit.

ShowBiz

22/03/2017 08:13

Një darkë romantike për të dy, të cilët më shumë diskutuan për personat e tjerë se sa u morën me njëri-tjetri. Armela dhe Liridoni diskutuan për Danjelin, për vendosjen e emrave të çunave nga vajzat, e të tjera.

Armela thotë se gjithmonë i ka pëlqyer ky “reality show”, por shton se këtë herë tensioni ka filluar shumë herët. “Do t’i zërë gjumi duke menduar se si të veprojnë”, thotë ajo.

Tashmë na mbetet të presim e të shohim nëse Armela dhe Liridoni do të jenë çifti i ri i Big Brother, megjithëse për këtë do të jetë publiku, i cili do të formojë 5 çifte të reja me 10 beqarët e shtëpisë.