Një qytet në Mars

Nga Norvegjia, astrofizikanti i famshëm britanik, Stephen Hawking ripërsëriti thirrjen e tij se njeriu duhet të “përgatisë valixhet” për t’u larguar nga ky planet nëse nuk dëshiron zhdukjen.

Fun

26/06/2017 00:56

Hawking shprehet shumë pesimist. Ai thotë se rreziqet janë të shumta, që nga goditja nga një asteroid, një sulm alien e deri tek vetë njeriu me armët bërthamore dhe aktivitetin e përditshëm në shfrytëzim të burimeve natyrore që po ngrohin gjithnjë e më shumë shtëpinë tonë të përbashkët.

E me një plan konkret për t’u larguar prej Tokës është themeluesi i Space X, Elon Musk. Ambicia e miliarderit amerikane nuk shkon përtej sistemit tonë diellor.

“Një qytet krejtësisht funksional me 1 milionë banorë mund të ngrihet në Mars brenda vitit 2050”, thotë ai.

Themeluesi i Space X prej vitesh është duke punuar me planin e tij për të dërguar njeriun e parë në “Planetin e Kuq” brenda vitit 2023 dhe vetë ka një dëshirë.

“Dëshiroj që të vdes në Mars, sigurisht, jo nga përplasja, apo ndonjë aksident tjetër. Dua të plakem në Mars”, është shprehur Musk. /Lajmi.net/