Një nuse seksi si Afërdita Dreshaj!

Prezantuesja dhe këngëtarja shqiptare, Afërdita Dreshaj në qershor të këtij viti i dha fund beqarisë.

ShowBiz

20/09/2018 22:15

Ajo është martuar me hokeistin çek, Jakub Kindl të cilët janë në lidhje dashurie prej vitesh, shkruan lajmi net.

Çifti u martuan në Las Vegas pranë miqve dhe familjarëve të tyre, e që për pamjen e Afërditës ishin kujdesur ‘make-up’ artistë të njohur shqiptarë.

Së fundmi, Afërdita ka publikuar një fotografi të dasmës e cila siç duket ka nostalgji për ditën më të rëndësishme të saj.

Dreshaj momentalisht është në trojet shqiptare e cila po punon rreth një projekti të ri muzikor. E çfarë befasie ka përgatitur e shikoni në ditët në vijim ./Lajmi.net/