Një minibus shtyp dhjetëra këmbësorë në Londër (Foto)

Një incident i ngjashëm me atë të para disa kohësh raportohet se ka ndodhur në Londër.

Bota

03/06/2017 23:48

Sipas mediave lokale, një minibus ka goditur qëllimisht disa njerëz në London Bridge, një prej pikave më të frekuentura të kryeqytetit britanik.

Forca të shumta të armatosura janë në vendin e ngjarjes.

Ende nuk ka të dhëna për viktima në këtë rast.

DialyMail e ka përshkruar si “sulm terrorist” dhe besohet se lëndime kanë marrë më shumë se 20 njerëz. /Lajmi.net/

car1