Një kosovar humb jetën në Shkup

Një shtetas i Kosovës ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti komunikacioni në Shkup.

Lajme

23/04/2018 13:31

Fatkeqësia rrugore ka ndodhur në sheshin “Nikolla Karev, kur SH.H (48), duke drejtuar veturën “Mercedes” me regjistrim të Kosovës, ka humbur kontrollin dhe është përplasur për një shtyllë betoni.

Në gjendje të rëndë, shtetasi i Kosovës është dërguar në spitalin “Nënë Tereza”, ku është konstatuar vdekja e tij, raportojnë mediat shqiptare në Maqedoni.