Një i vdekur nga përplasja e furgonit pas koncertit të Bruno Mars

Bruno Mars ishte i pranishëm në një koncert në Holandë.

ShowBiz

18/06/2018 14:58

Një autobus i ka përplasur disa fansa të mbledhur pas koncertit, “PinkPonk Festival” në Holandë ku kishte lënë një të vdekur, shkruan lajmi net.

Një deklaratë e policisë tha se makina u largua nga vendi i ngjarjes dhe shoferi po kërkohej pasi iku, ndërsa sipas raportimeve të mëhershme autobusi ishte i vogël i bardhë.

Incidenti ndodhi pak para agimit në afërsi të një kampi afër festivalit të mbajtur 3 ditë rresht ku nata u mbyll me këngëtarin amerikan R’n’b.

PinkPop është një festival popullor i mbajtur në provincën Limburg në jug të Holandës, i cili tërheq çdo vit dhjetëra mijëra tifozë. /Lajmi.net/