Një gotë qumësht në ditë, për një shëndet më të mirë

Edhe nëse nuk ju pëlqen aq qumështi, ju duhet t’i dini përfitimet e mëdha shëndetësore nga ai. A e pini atë mjaftueshëm?

Lifestyle

29/07/2015 12:00

Qumështi dhe produktet e qumështit janë të rekomanduara si burim i mirë i kalciumit, posaçërisht për gratë që në jetën e mëvonshme kërcënohen nga osteoporoza.

Përderisa disa njerëz janë konsumues të vërtetë të qumështit dhe produkteve të qumështit, disa njerëz nuk konsumojnë qumësht as edhe në shumën minimale të rekomanduar.

Përfitimet e shumta të një gote të zakonshme me qumësht janë shumë me vlerë, pasi që parandalon zhvillimin e shumë sëmundjeve.

Lufta kundër obezitetit
Në luftën kundër kilogramëve shtesë, shumë njerëz shmangin qumështin dhe produktet e qumështit, që është një vepër e gabuar, sepse kalciumi që gjendet me bollëk në qumësht dhe produkte të qumështit është i rëndësishëm për procesin e humbjes së peshës, transmeton Lajmi.net.

A pini të paktën një gotë qumësht në ditë ose a konsumoni produkte të qumështit? Qumështi dhe produktet e tij do të ju ndihmojnë në mbrojtjen e shëndetit, imunitetit dhe parandalimin e trashjes.

Përfitimet e tjera shëndetësore
Qumështi parandalon osteoporozën, mbron zemrën dhe lufton kancerin. Sipas studimeve, njerëzit të cilët konsumojnë rregullisht qumësht dhe produkte të qumështit kanë rreth 22% më pak rrezik nga formimi i kancerit të zorrëve se sa njerëzit të cilët konsumojnë qumësht shumë rrallë.

Përveç këtyre, qumështi ulë shtypjen e lartë të gjakut dhe ju mbron nga sëmundje të zemrës dhe forcon eshtrat. (Lajmi.net)