Një gabim i vogël, i’a mohoi rekordin botëror (FOTO)

Ka shumë peshk në det, por jo të gjithë janë një lloj dhe jo të gjithë peshojnë 430 kilogram.

Fun

13/05/2016 05:32

Nëse ju i jepni një njeriu një peshk, ai do t’a hajë atë një ditë. Por, nëse e mësoni një njeri të peshkojë, ai mund t’a lëkund një rekord botëror.

Robert Ross, ishte duke peshkuar në ujërat e thella pranë Loreto të Meksikës, kur ai e zuri një peshk tuna krahë-verdhë që peshonte 430 kilogram, transmeton lajmi.net

Ross, mund t’a ndryshonte një rekord botëror të vendosur në vitin 2012 për një peshk të kapur të këtij lloji e që peshonte 427 kilogram, por ai bëri një gabim të pafalshëm.

Peshkatari i pakujdesshëm kishte thirrur menjëherë një biznes të vogël që mirrej me mishin e peshkut dhe e kishte shitur atë.

“Ju sapo keni neglizhuar një rekord botëror”, i kishte thënë menagjeri i biznesit pasi që peshku ishte i prerë.

Për të thyer një rekord të tillë, peshku duhet të jetë i pa prekur dhe ky ishte gabimi që Ross kishte bërë.

Pra, rekordi ende mbetet i palëkundur, ai i vitit 2012, por tani Ross që është një peshkatar i rregullt e ka marrur një mësim të mirë për herën e ardhshme./lajmi.net

13116074_10154142928018744_8252782662572183126_o 13151762_10154141958413744_5096354211161053291_n