Një çantë e dyshimtë u hodh në stadium gjatë ndeshjes Prishtina-Drita

Në Finalen e Kupës së Kosovës që u zhvillua dje në kryeqytet ndërmjet KF Prishtina dhe KF Drita, ku e para fitoi me rezultat 2-1, një person u arrestua për mospërfillje të urdhrit.

Lajme

29/05/2016 20:41

Një i dyshuar mashkull është arrestuar nga Policia e Kosovës pasi i njëjti ka tentuar të hedh nga rruga një çantë brenda stadiumit, shkruan lajmi.net

Personi në fjalë ka dashur të fus brenda fishekzjarre nëpërmjet çantës, por është kapur nga Policia.

I njëjti është liruar në procedurë të rregullt pas urdhrit të prokurorit. /lajmi.net

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.