Një 13-vjeçar amerikan gjendet pas 4 vjetësh

Fëmija i cili ishte ishtë zhdukur katër vjet më parë, është gjetur i fshehur në një shtëpi në Atlanta të SHBA-ve.

Bota

30/11/2014 14:54

Djali, emri i të cilit nuk është bërë publik, ka arritur ta informojë nënën e tij për vendndodhjen e fshehur përmes një tekst-mesazhi.

Nëna pastaj i ka dorëzuar informacionet te policia dhe më pas autoritetet e rendit kanë ribashkuar djalin dhe nënën.

Babai i djalit dhe një grua janë arrestuar nën akuzat për përfshirje në mizori ndaj fëmijëve, transmeton REL.