Njё histori pёr shoqёrinё e vёrtetё, nga shkrimtari…

Njё burrё, kali dhe qeni i tij ishin duke ecur nё njё rrugё. Ndёrkohё qё po kalonin poshtё njё peme ra njё rrufe dhe i bёri qё tё tre hi.

Fun

20/02/2017 19:33

Por burri nuk e kuptoi qё ishte larguar nga kjo botё dhe vazhdoi tё ecte i shoqёruar nga dy kafshёt e tij (ndonjёherё duhet pak kohё qё tё vdekurit tё mёsohen me gjendjen e tyre tё re).

Rruga ishte shumё e gjatё dhe pёrpara iu shfaq njё kodёr. Dielli digjte shumё dhe atyre po iu pihej ujё dhe djersёt po shtoheshin edhe mё shumё.

Nё njё kthesё tё rrugёs panё njё portё tё bukur mermeri qё tё çonte nё njё shesh tё shtruar me pllaka tё florinjta.

Burri iu drejtua rojes sё portёs dhe me tё pati kёtё bisedё:

-Mirmёngjes

-Mirmёngjes, u pёrgjigj roja.

-Si quhet ky vend i bukur?

-Kjo ёshtё Parajsa.

-Sa mirё qё arritёm nё Parajse, sepse kishim shumё etje.

-Mund tё hyni dhe tё pini sa ujё tё doni, tha roja dhe i tregoi burimin.

-Po, por dhe kali me qenin kanё etje…

-Me vjen shumё keq, por nuk lejohet hyrja e kafshёve kёtu

Burri refuzoi me shumё vёshtirёsi, edhe pse kishte shumё etje, por nuk mund tё pranonte tё pinte vetёm ai. Falenderoi rojen dhe vazhdoi rrugёn.

Pasi ecёn pёr shumё orё nё tatёpjetё, tё lodhur qё tё tre, arritёn nё njё vend tjetёr, hyrja e tё cilit ishte shumё e ndryshme nga ajo qё kishin parё mё parё. Rruga e pashtruar tё çonte nё njё vend tё rrethuar me pemё…Nёn hijen e njёrёs prej tyre ishte i ulur njё burrё qё mbante nё fytyrё njё kapelё. Mesa dukej ishte duke fjetur.

-Mirmёngjes, i tha burri ndёrsa tjetri vetёm tundi kokёn

-Kemi shumё etje, unё, kali dhe qeni im

-Ka njё burim mes atyre shkёmbinjёve, tha burri, duke iu treguar vendin. Mund tё pini sa ujё tё doni

Burri, kali dhe qeni shkuan nё burim dhe e shuan etjen. Mё pas ata u kthyen te burri tjetёr pёr ta falenderuar.

-Mund tё vini sa herё tё dёshironi, iu pёrgjigj ai.

-Meqё ra fjala, si quhet ky vend?, e pyeti burri.

-PARAJSA.

-Parajsa? Por roja i hyrjes sё marmartё na tha qё atje ishte parajsa.

-Atje nuk ёshtё parajsa, atje ishte ferri, u pёrgjigj burri.

Udhёtari mbeti i çuditur.

-Duhet tё mos i lejoni tё pёrdorin kёtё emёr, sepse ёshtё informacion i pasaktё qё mund tё shkaktojё rrёmujё.

-Nё asnjё mёnyrё!, tha burri. Nё tё vёrtetё na bёjnё nder shumё tё madh, sepse atje qёndrojnё tё gjithё ata qё janё tё aftё tё lёnё nё baltё shokёt e tyre mё tё mirё.

Paulo Coelho

Asnjёherё mos lini shokёt tuaj tё vёrtetё, edhe nё momentet mё tё vёshtira. Nёse ata tё japin dashurinё dhe shoqrinё e tyre, je i detyruar pёrballё tyre. Tё mos i lёsh kurrё.

Sepse: tё bёsh njё shok ёshtё bekim, tё kesh njё shok ёshtё dhuratё, tё mbash njё shok ёshtё virtyt, tё jetё dikush shoku yt ёshtё vlerё…