Nisma e vlerëson të paarsyeshme që të mbahet seanca në këto rrethana

Nisma për Kosovën ka reaguar për insistimin e Kryesisë së Kuvendit që të mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës.

Lajme

24/10/2015 01:18

Në një komunikatë të kësaj partie thuhet se insistimi nga shumica parlamentare për të mbajtur në seancën në këto rrethana  është humbje e arsyes.

Po ashtu kjo parti i ka bërë thirrje Policisë së Kosovës, që të kryej punën  në bazë të ligjit .

“Insistimi i mazhorancës që me çdo kusht të vazhdoj mbajtjen e seancës edhe në këto rrethana, dëshmon për humbjen totale të arsyes nga ana e tyre. Pushteti ua ka verbuar sytë. Gatishmëria e tyre për të shtypur me dhunë opozitën do ta rritë edhe më shumë gatishmërinë e opozitës për të vazhduar rezistencën”.

“Zotimi i kryetarit se sa të jetë ai kryetar kurrë sigurimi nuk do të hyjë në kuvend sonte u pa se ka qenë vetëm në funksion të përmirësimit të imazhit të tij personal. Ai jo vetëm që urdhëroi futjen e policëve por në sallë por futi më shumë polic se sa që në sallë kishte deputet”.

“Apelojmë te policia e Kosovës që të mos zbatojnë urdhra politik por të kryejnë punën e tyre me profesionalizëm dhe vetëm mbi bazë të ligjit”, thuhet në komunikatë.