Nisin punimet për largimin e kanalizimit në lagjen ‘Kalabria’ (Foto)

Banorët e lagjes ‘Kalabria’ së shpejti nuk do të përballen me kundërmimin e tmerrshëm që vinte nga kanalizmi i lumit ‘Mat’.

Lajme

22/04/2017 13:32

Kjo pasi Komuna e Prishtinës ka nisur punimet  për ndërtimin e një kolektori për largimin e ujit atmosferik dhe kanalizimit fekal në këtë lagje, shkruan lajmi.net

Komuna ka angazhuar tri kompani për kryerjen e punimeve: Jehona SH.P.K nga Drenoci i Malishevës, Beni Construction nga Vitia, dhe Arhiko nga Prishtina.

Ky projekt do të mbikëqyret nga Drejtoria e Investimeve kapitale dhe menagjim të kontratave, kurse punimet pritet të përfundojnë pas 180 ditë pune.

Banorët e lagjes disa herë kanë ngritur shqetësim për largimin e këtyre ujërave nga frika e përhapjes të ndonjë epidemie. /Lajmi.net/