Nisin përgatitjet e para të dasmës, Afërdita Dreshaj paraqitet nga ky vend

Afërdita Dreshaj tash e sa kohë është në lidhje me hokeistin çek, Jakub Kindl.

ShowBiz

25/05/2018 10:23

E tashmë, modelja dhe këngëtarja shqiptare Afërdita Dreshaj ka nisur përgatitjet për dasmën e saj, shkruan lajmi net.

Në rrjetet sociale muaj më parë ka qarkulluar fotoja ku është bërë zyrtare data e dasmës vendi dhe ceremonia.

Me 29 qershor të këtij viti modelen Dreshaj do ta shohim nuse ndërkaq dasma do mbahet në Miami, Florida të Amerikës.

Së fundmi, Afërdita ka publikuar në fotografi në rrjetet sociale ku shfaqet nga palestra e cila po bëhet gati për dasmën.

“Duke u bërë gati për dasmë”, ka shkruar ajo. /Lajmi.net/