Nishani: Xhafaj i papërshtatshëm për të qenë ministër i Brendshëm

Presidenti Nishani e ka cilësuar si të papërshtatshme kandidaturën e Fatmir Xhafajt si ministër i Brendshëm.

Lajme

19/03/2017 18:22

 

Qëndrimi i Kreut të Shtetit ka ardhur pas një sërë deklaratash dhe akuzash nga eksponentë dhe kreu i PD që e lidhin emrin e Xhafajt me hetimet dhe torturat në kohën e komunizmit.

Por edhe siç shprehet vetë ai, Kreu i Shtetit nuk mund ta rrëzojë kandidaturën e Xhafajt si ministër i Brendshëm, kjo pasi nuk ka asnjë pikë të Kushtetutës që do ta lejonte.

“Ndoqa shqetësimet për kandidaturën e Xhafajt si ministër. Kandidatura e Xhafajt për mua është e papërshtatshme. Nëse Kushtetuta do më lejonte unë do e refuzoja kandidaturën”, u shpreh Nishani. /TopChannel