Niseni ditën me këto thënie të mrekullueshme, se si të jeni të fortë në jetë

-Mbijetova sepse zjarri brenda meje digjte më fort se sa zjarri përreth meje -Fati i pëshpërit luftëtarit: “Ti nuk mund t’i bësh ballë furtunës”. Dhe luftëtari i pëshpërit fatit: “Unë jam furtuna” -Të gjithë mund të heqin dorë, kjo është gjëja më e kollajtë që mund të bësh. Por të rrish në këmbë, edhe atëherë…

Lifestyle

03/06/2016 08:23

-Mbijetova sepse zjarri brenda meje digjte më fort se sa zjarri përreth meje

-Fati i pëshpërit luftëtarit: “Ti nuk mund t’i bësh ballë furtunës”. Dhe luftëtari i pëshpërit fatit: “Unë jam furtuna”

-Të gjithë mund të heqin dorë, kjo është gjëja më e kollajtë që mund të bësh. Por të rrish në këmbë, edhe atëherë kur të gjithë do të të kuptonin nëse do të dorëzoheshe, kjo është forca e vërtetë

-Kur ti ndryshon mënyrën se si i sheh gjërat, atëherë gjërat që ti sheh do të ndryshojnë

-Kurrë mos ki turp nga ndonjë shenjë plage. Ajo tregon se ishe më i fortë se cilido që u përpoq të të lëndojë

-Ndonjëherë përballesh me vështirësi jo sepse po e bën një gjë në mënyrë të gabuar, por sepse po e bën në mënyrën e duhur

-Nuk kam takuar asnjëherë një njeri të fortë me një të kaluar të lehtë

-Kurrë mos prano, asgjë më pak nga sa meriton. Mos harro, je ti që i mëson njerëzit se si të të trajtojnë

-Luani nuk e humbet asnjëherë gjumin prej opinionit të deleve

-Lumi e gërryen një shkëmb jo prej forcës, por prej këmbënguljes

-Unë nuk humbas asnjëherë. Ose fitoj, ose mësoj

-Stuhia i bën pemët të hedhin rrënjë më të thella

-Mos lejo që sjellja e të tjerëve të të shkatërrojë paqen tënde të brendshme

-Ti nuk e kupton se sa i fortë je, deri kur të qënit i fortë është e vetmja zgjedhje që ke

-Nuk ka problem të kesh frikë. Të kesh frikë do të thotë që po bëhesh gati të bësh një gjë me të vërtetë të guximshme

-Arroganca kërkon reklamë. Vetëbesimi flet vetë

-Ke të drejtë të ulërasësh. Ke të drejtë të qash. Por mos hiq dorë.

-Rrëzohu shtatë herë, ngrihu tetë herë.

-Tundimi për të hequr dorë do të jetë edhe më i madh, pikërisht në momentin kur je gati duke ia dalë mbanë.

-Mos u shqetëso për ata që flasin prapa shpinës tënde. Ka një arsye pse ata janë prapa teje.