Nisën homazhet për 28 viktimat e Rezallës

Mbetjet mortore të 28 viktimave të luftës të fshatit Rezallë janë sjellë në vendin ku edhe do të rivarrosen.

Lajme

05/04/2015 12:21

Para tyre po bëjnë homazhe familjarë dhe qytetarë të shumtë që sot për adresë kanë pasur Rezallën e Skenderajt.

Mbetjet mortore janë sjellë nga pjesëtarë të Forcave të Sigurisë së Kosovës.

Po ashtu, në këtë ditë shënohet edhe 16 vjetori i masakrës së Rezallës, ku nga ushtria dhe policia serbe u ekzekutuan 98 shqiptarë, banorë të Rezallës dhe fshatrave përreth, nga të cilët 44 deri më tani ishin të pagjetur.

Trupat e tyre të pajetë janë gjetur në Rudnicë të Rashkës dhe u janë dorëzuar familjarëve tre ditë më parë./KosovaPress/