Nis kampionati i dronëve

Kampionati i dronëve tani ka marrë dritën e gjelbër për t’u zhvilluar edhe në territorin britanik.

Auto & Tek

11/05/2017 11:46

Ky sport i veçantë, që po aplikohet prej disa vitesh në SHBA, tani do të zhvillohet edhe në Angli.

Në këtë garë ishin të pranishme 15 skuadra, me nga 4 pilotë secila. Këta të fundit duhej të drejtonin dronët në një rrugë të përcaktuar mirë, ku përfshiheshin edhe kthesa shumë të vështira.

Këto skuadra kishin në përbërje edhe inxhinierët e tyre për të riparuar dronët, në raste aksidentesh.

Pjesëmarrësit ishin të pajisur me kontrollorët “FPV” në sy, që u lejonin atyre të shihnin vendin ku fluturonin pajisjet e telekomanduara.

Në fund të garës, fitorja i shkoi skuadrës ‘Team NoobFTW’ me kapiten Gary Evans, që grumbulloi 40 pikë në përfundim të 5 raundeve.