Nikolic: Për Serbinë, luftërat kanë marrë fund

Tomislav Nikolic thotë se Serbia ka nisur reformat pas disa luftërave të bëra më parë. Sipas tij, Serbia duhet të marr shembull nga Austria për krijimin e një shteti modern. Nikolic deklaroi se në Serbi nuk do të ketë më luftëra.

Lajme

27/03/2014 17:58

Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikolic, ka thënë se luftërat në vendin e tij kanë marrë jetët e një të tretës të popullatës dhe se vendi është përpara reformave për një jetë më të mirë.

Nikolic i cili ka zhvilluar sot një takim me Presidentin e Austrisë, Heinz Fischer, me anë të një postimi në rrjetin social Tëitter, ka thënë se Austria ka qenë shembull për Serbinë përkitazi me krijimin e një shteti modern.

“Për Serbinë, nuk ka më luftëra”, ka porositur Nikolic, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Austri.

“Luftërat kanë marrë jetët e një të tretës së popullit tonë, kanë ndryshuar strukturën tonë gjenetike, ndërkohë që nuk kemi marrë atë që na ka takuar, edhe pse ishim në anën e fituesit. Për këtë arsye, për neve nuk ka më luftëra”.