Ngjyra e re e flokëve, e përkryer për të mbuluar thinjat dhe për biondet

Ngjyra e floririt të kuq është mes nesh. Nga bizhuteritë te interierët, nga smalti i thonjve te teknologjia, kjo nuancë metalike femërore është ngado dhe nuk habitesh më që Pantone parashikoi ‘Rose Quartz’ si ngjyrën e vitit 2016.

Lifestyle

09/11/2016 10:23

 

Por tani kjo ngjyrë ka prekur edhe flokët.

Nuanca e argjendit ka qenë shumë në modë sezonet e fundit, kur femra të të gjitha moshave nisën të përdornin tone natyrale gri ose ua shtonin ato flokëve biondë si Lady Gaga apo Ellie Goulding dhe ngjyra e florinjtë në rozë është një rifreskim i gjetur i modës.

Është më e butë sesa argjendi, e ngroh lëkurën dhe është mënyra perfekte për t’i bërë më interesantë flokët gri ose biond, për këtë vjeshtë.

“Moda për flokë me nuanca metalike ka ardhur e veshur me këpucë argjendi”, thotë Sam Burnett, i Hare & Bone Salon.

Nuanca metalike pasqyron dritën dhe duket më shumë sesa një ngjyrë, është me të vërtetë lozonjare , shton thellësi dhe mund t’i bëjë flokët të duken më të dendur.

Përshtatet edhe më lehtë sesa trendet e mëparshme siç kanë qenë flokët pastel sepse nuk është një ngjyrë e thjeshtë dhe e sheshtë, kështu që ju mund ta përshtatni me më shumë lloje flokësh dhe ngjyrash.

Mund të keni nevojë për ndonjë frymëzim konkret, por as ato nuk mungojnë.

“Emma Roberts kishte një ngjyrë shumë të bukur flori rozë në Coachella këtë vit”, thotë Sam, “Sienna Miller po mban gjithashtu flokë flori të kuq, ndërsa Isla Fisher është vajza imazh për ngjyrën e bronztë”.

2120bd5a6b8b5f654b3cc25ea3f2b04e c4c5037addf7a1e0ef269f34512beaa4 woman-unhappy-610x406-1