Ngjyra e kuqe magnet për meshkujt

Efekti i kuq. Kështu njihet fenomeni që i tërheqë meshkujt. Në fakt meshkujt tek një femër i tërheqë një fustan i kuq, një buzëkuq i ndezur, apo edhe një palë këpuce të kuqe.

Lifestyle

18/07/2014 15:22

Sipas një studimi të publikuar në gazetën “Journal of Hospitality and Tourism Research”, tregohet se si meshkujt “ndizen” shumë pas kësaj ngjyre dhe prandaj, përfshihen në të ashtuquajturin “efekti i kuq”.

E pikërisht për një shkak të tillë, shumë lokale në mbarë botën, kanë nisur që të aplikojnë veshjet e kuqe tek kamerieret e tyre.

Rezultati? Ka qenë fantastik, pohojnë studiuesit.

Të tilla lokale, kanë arritur të tërheqin gati 50% më shumë klientë mashkullor se lokalet e tjerë, që mund të kenë patur shumë investime, por ama jo efekte te kuqe.