Nga sot tatimpaguesit mund të kryejnë pagesat online

​Ministria e Financave ka bërë përgatitjet përfundimtare të shërbimit elektronik përmes të cilit, tatimpaguesve ua mundëson marrjen e faturës, përcjelljen e gjendjes, si dhe pagesën e tatimit në pronë në pikën më të afërt, në Postë apo në Bankë.

Lajme

29/02/2016 16:18

 

Sipas një komunikate të Komunës së Gjakovës, përveç kësaj, numri UNIREF në faturë ua mundëson tatimpaguesve që ta kryejnë pagesën edhe përmes sistemit bankar, e-banking.

“Kusht për shfrytëzimin e sistemit elektronik nga ana e tatimpaguesve është futja e të dhënave personale në regjistrin e tatimit në pronë siç janë: Emri, Mbiemri, Numri Personal. Përmes përdorimit të shërbimit elektronik, tatimpaguesit kursejnë kohën dhe koston dhe po ashtu, mund të përcjellin gjendjen në çdo kohë. Implementimi i këtij sistemi më të avancuar të pagesave për Tatimin në Pronën nga Ministria e Financave, është edhe një përkushtim tjetër i Qeverisë së Kosovës në ofrimin e shërbimeve më të mira dhe më të shpejta për tatimpaguesit”, thuhet në njoftim.

Për t’u qasur në shërbimin elektronik, tatimpaguesit duhet të vizitojnë ueb faqen zyrtare të DTP-së:

http://tatimineprone-rks.org/al/