“Nga Kosova në botë”, urimi i veçantë i Dua Lipës për pavarësi

Dua Lipa ka uruar 11 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, duke shprehur dashurinë për vendin në gjuhën shqipe.

ShowBiz

17/02/2019 14:39

Dua Lipa ka ndarë me ndjekësit një fotografi të re në Instagram, përmes së cilës uroi shqiptarët për përvjetorin e pavarësisë, shkruan lajmi.net.

“Nga Kosova në botë. Urime dita e pavarësisë!! Ju duaaaaa ??? faleminderit @dualipakaz për këtë foto”, ka shkruar këngëtarja.

Kujtojmë që Dua Lipa është njëra prej artisteve nga Kosova që çdo ditë na bën krenare në botë.

Ditë më parë, këngëtarja u bë shqiptarja e parë që arriti të fitojë dy çmime në “Grammy Awards”, atë për “Artisten më të mirë të re” dhe “Këngën më të mirë në zhanrin dance”. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/Bt_BhcHhEgB/