Nga Irlanda në Kinë, si të thoni Gëzuar në 10 gjuhë dhe kultura të botës

Rregullat e gostisë nuk janë të njëjta në të gjitha vendet e botës. Se si një grup hungarezësh shijojnë birrën dallon shumë me atë se si njerëzit në Kinë bëjnë.

Fun

29/08/2015 16:00

Jo vetëm paraqitja zyrtare ka rëndësi në takimet që ju mund të zhvilloni në organizata apo kompani ndërkombëtare. Paraqitja e juaj joformale në një mbrëmje konference flet shumë për formimin tuaj, shkruan Bussines Insider, transmeton lajmi.net.

Aftësia për t’u shprehur në gjuhë të ndryshme ju bënë juve të dukeni më atraktiv.

Por, sa i përket gjestit “gëzuar”, vendet e ndryshme nuk dallojnë vetëm në shprehje gjuhësore, por kanë edhe disa karakteristika tjera jo verbale, transmeton lajmi.net.

Mësoni më poshtë shprehjet gjuhësore për të thënë gëzuar në 10 gjuhë të ndryshme të botës, dhe në disa vende edhe veçoritë tjera.

  1. Armenia: Në njërën nga gjuhët më të vjetra indoevropiane, gëzuar thuhet: Կէնաձդ (gen-ots-it).
  2. Gjermani: Në Gjermani ju duhet të thoni Prost (prohst) kur cakërroni birrat, ndërsa Zum wohl (sum vohl) kur cakërroni ndonjë pije tjetër.
  3. Francë: Thuaj votre sante (ah vot-ruh sahn-tay), por jeni të kujdesshëm në cakërrim. Përveç se duhet ta shikoni personin drejtë në sy, sikurse edhe në Gjermani, po ashtu duhet të cakërroni lehtë, jo shumë.
  4. Republika Çeke: Thoni “Na zdravi (naz-drah vi), por mbani në mend se çekët asnjëherë nuk kryqëzojnë duart gjatë gostisë.
  5. Irlandë: Thuaj Slainte (slaën-cha)
  6. Hungari: Thuaj Egészségedre (egg-esh ay-ged-reh), por keni kujdes, mos cakërroni shumë. Që nga viti 1849 në Hungari konsiderohet fyerje nëse cakërroni me të madhe. Legjenda thotë se në po atë vit, pas vrasjes së 13 martirëve, austriakët festonin duke cakërruar shumë.
  7. Rusi: Thoni Будем здоровы (boo-dem zdo-ro-vee-eh)
  8. Kinë: Thuaj 干杯(gan-bay), por keni kujdes, mos e ngrisni gotën tuaj sipër gotës së tjetrit, veçmas dikujt më të vjetër.
  9. Japoni: Thuaj 乾杯(kan-pie)
  10. Kore: Në Kore, nëse doni t’ia mbushni gotën dikujt, atëherë duhet ta kapini shishen me të dy duart. Ndërsa, nëse ju seron dikush juve, duhet ta mbani gotën me duart e juaja. Mos harroni të thoni 건배 (gun-bay). /lajmi.net