Neymar transferon një super futbollist në Barcelonë (FOTO)
Prezenca e Neymar mund t’i ndihmojë Barcelonës në transferimin e një sulmuesi që konsiderohet si talent i madh.

Sport
Gabigol ka mirëpritur mundësinë e transferimit në Barcelonë.
Sulmuesi i Santosit dhe ekipit Olimpik të Brazilit – fitues i medaljes së artë në Rio – ka thënë se mund të transferohet në Camp Nou, i ndikuar nga prezenca e bashkëkombësit e tij, Neymar.
“Neymar është futbollist i madh, të luaj me të në Barcelonë do të ishte vërtetë e bukur”, deklaroi ai për “AS”, përcjell “Lajmi.net”.
Gabigol kërkohet nga shumë klube të mëdha evropiane përfshirë Inter, Leicester City e Juventus.