Neymar ‘shpëton’ djaloshin

Pas vërshëllimës përfundimtare në ndeshjen miqësore mes Afrikës së Jugut dhe Brazilit (0:5), në fushë hyri një mysafir i papritur. Një djalosh i vogël simpatik me fanellën e Afrikës së Jugut hyri në terren në mënyrë që t’i afrohet idhujve të tij, por sigurimi u mundua ta largonte nga fusha. Në ndihmë i doli sulmuesi…

Sport

06/03/2014 10:31

Pas vërshëllimës përfundimtare në ndeshjen miqësore mes Afrikës së Jugut dhe Brazilit (0:5), në fushë hyri një mysafir i papritur.

Një djalosh i vogël simpatik me fanellën e Afrikës së Jugut hyri në terren në mënyrë që t’i afrohet idhujve të tij, por sigurimi u mundua ta largonte nga fusha.

Në ndihmë i doli sulmuesi Neymar i cili e ‘shpëtoi’ nga kujdestarët duke e marr me vete tek pjesa tjerët e futbollistëve brazilianë të cilët e ngritën në ajër.

Por, nuk ishte vetëm kaq. Neymar u fotografua me të, kurse rolin e fotografit e kreu mbrojtësi David Luiz.

Pa dyshim se kjo ngjarje do të jetë një kujtim i cili do ta përcjell gjithë jetën djaloshin e vogël.