Neymar e gëzon tifozin e vogël, e përlot gjithë botën me gjestin e tij

PSG arriti të fitonte me përmbysje përballë skuadrës së Renes. Te besuarit e trajnerit Thomas Tuchel arritën të kthenin rezultatin në favor të tyre pasi u gjendën të dizavantazh pas autogolit të Rabiot.

Sport

23/09/2018 21:56

Ndërkohë kjo ndeshje ra në sy dhe për një moment të veçantë.

Në momentin kur braziliani Neymar po dilte nga fusha për tu zëvendësuar, një tifoz i vogël ka arritur ti shpëtojë sigurisë dhe ka shkuar me vrap në drejtim të brazilianit duke lotuar.

Forcat e sigurisë u afruan për të marrë djaloshin, por Neymar nuk i lejoi ata.

Më pas ai heq fanellën dhe ia jep tifozit të vogël, i cili qan nga emocionet.