Neymar befason me mesazhin në tatuazhin e ri
Neymar ka publikuar fotografinë e tatuazhit të ri me një mesazh të fuqishëm.
Sport
Neymar ka shtuar një tatuazh të ri në trupin e tij.
Sulmuesi i Paris Saint-Germain ka publikuar fotografinë e tatuazhit të ri me një mesazh të fuqishëm.
“Gjigant nga natyra” shkruan në kraharorin e tij.
Neymar kaloi një Botëror dëshpërues pasi nuk arriti ta inspirojë Brazilin drejt trofeut si dhe u kritikua për simulimet e shpeshta gjatë ndeshjeve. /Lajmi.net/