Neudeck: Letër kosovarëve nga Gjermania (Foto)

Humanisti Rupert Neudeck i cili vdiq sot, ka shkruar një letër në vitin 2001 ku demantonte një dokumentar të televizionit gjerman ARD.

Lajme

31/05/2016 23:56

Gazetari Besnik Hamiti, ka shkruar në facebook, ku tregon se në kohën kur është shfaqur dokumentari, ka punuar si gazetar.

“Në vitin 2001 kur televizioni im, ARD, shfaqi një dokumentar kontraverz për Kosovën, të mbushur me manipulime dhe të pavërteta, lidhur me shkaqet që sollën eksodin e madh të vitit 1999, unë pata shkruar një reagim duke hedhur poshtë pretendimet e autorëve të dokumentarit, që atëbotë ishte botuar në faqe të parë të gazetës Frankfurter Allgemeine Zeitung”, shkruan Hamiti në facebook, transmeton lajmi.net

“Në atë kohë Neudeck në disa emisione debati në televizionet gjermane kishte mbrojtur me kompetencë dhe fakte pozicionin e Kosovës, duke hedhur poshtë pretendimet e gazetarëve të ARD-së. Madje në shoqërim me ish-ministrin e Punës, Norbert Blüm, kishte ardhur në Kosovë për të takuar kosovarët që shfaqeshin në dokumentar, e të cilët ishin keqpërdorur nga autorët e dokumentarit.

I vetëdijshëm për dëmin që po shkaktonte dokumentari, në këtë shkrim Neudeck u bën thirrje kosovarëve të reagojnë kundër manipulimeve të tij”, ka shkruar më tej Hamiti. /lajmi.net

Më poshtë mund ta lexoni letrën e Neudeck:

Neudeck