Nesër Theresa May raporton rreth bisedimeve për Brexit – Lajmi.net
Nesër Theresa May raporton rreth bisedimeve për Brexit
Autori: Lajmi.net BotaLajme 14:44, 11 February 2019
Foto: Ruters
Kryeministrja e Mbretërisë së Bashkuar, Theresa May, do t'i njoftojë të martën deputetët britanikë rreth bisedimeve të fundit që ajo ka zhvilluar për planin e saj të Brexit-it, apo të daljes së Britanisë nga Bashkimi Evropian.

May ka vizituar Dublinin dhe Brukselin javën e kaluar, për të biseduar rreth pengesës kryesore në plan: kufirit të dukshëm midis Republikës së Irlandës, e cila është anëtare e BE-së, dhe Irlandës Veriore, e cila është pjesë e Mbretërisë së Bashkuar.

Muajin e kaluar, deputetët britanikë i kanë kërkuar kryeministres May që të gjejë alternativa për shmangien e këtij kufiri.

Ndonëse BE-ja ka thënë se nuk do ta rinegociojë marrëveshjen për Brexit, përpjekjet për të gjetur një zgjidhje të pranueshme për të dyja palët po vazhdojnë.

Ekspertët kanë paralajmëruar se Brexit-i pa marrëveshje me BE-në do të shkaktonte recesion në Britani dhe do të ngadalësonte rritjen ekonomike në bllokun evropian.

Britania duhet të largohet nga Bashkimi Evropian më 29 mars të këtij viti.

Vendimi pason një referendum të vitit 2016, në të cilin qytetarët britanikë kanë votuar pro Brexit-it.

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO